Friday, April 19, 2024
HomeKronikaZbardhet dëshmia e Arjan Tases për vrasjen e 7-vjeçares: I kërkoj falje...

Zbardhet dëshmia e Arjan Tases për vrasjen e 7-vjeçares: I kërkoj falje familjes, do kisha vrarë familjen time nëse …

-

Ish-polici Arjan Tase doli sot para Gjykatës së Vlorës, pasi përplasi për vdekje 7-vjeçaren Joanda Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Tase është shfaqur tronditur në gjykatë dhe se i ka kërkuar falje familjes së të miturës për tragjedinë që iu ka shkaktuar.

“Nuk do të doja kurrsesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq”.

 

Gjatë seancës ish-polici ka deklaruar se në skaf kishte hipur vetëm nëna dhe djali i tij i vogël, ndërsa në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra me dy fëmijët.

“Nëse skafi do ishte rregulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha Tase.
Prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale, ku do të shikohet lëvizja e mjetit lundrues.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts