Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Viktima Agron Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani që u arrestua nga policia, pas ngjarjes së rëndë ndodheshin në një lokal, por në tavolina të ndryshme. Gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori kanë fyer njeri-tjetrin në distancë.
Rreth orës 3 të mëngjesit, Alfons Palushani ka marrë një armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit shtetasin Agron Metushi i cili mbeti i vdekur në vend.
Menjëhere policia shkoi në vendngjarje dhe përveç trupit të viktimës gjeti aty edhe pronarin e lokalit i cili po priste.