Tuesday, October 4, 2022
HomePolitikëFushata për zgjedhjet lokale/ Berisha: Primaret transparente në PD janë dritë shprese...

Fushata për zgjedhjet lokale/ Berisha: Primaret transparente në PD janë dritë shprese për shqiptarët

-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e mbylli fjalën e tij para kryesisë së PD, duke kërkuar mobilizim për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Berisha tha se primaret në PD janë dritë shprese për demokracinë dhe vendin.

“Ne si PD kemi fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Imagjinoni ju, se çfarë rëndësie jetike kanë procedurat demokratike që bëjmë ne, në një shtet mafioz ku shkelmohet vota, ku partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. Këto primare dhe kjo procedurë janë dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët.

Mbahen në kushte shumë të vështira, por kanë shpirtin e pluralitetit në vete, kanë fundin e kryetarokracisë. Duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente të zgjidhen kandidatet më të mirë me votën e lirë,” tha Berisha.

“Grupi i punës, i ngritur për këtë qëllim, po punon Kodin Elektoral të PD, kod që do përdoret për të gjitha procedurat brenda PD. Departamentet janë institucione themelore të PD në qendër dhe bazë ku ne do bëjmë gjithçka të tërheqim mendjet më të ndritura që së bashku me ekselenca shqiptare të mund t’u japin forcës sonë politike, programin anti-krizë dhe zgjidhjen e gjithë problematikave të krijuara. Është krijuar një strukturë bazë që do ta miratojmë këtë mbledhje”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,513FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts