Thursday, September 29, 2022
HomePolitikëSimboli i Open Balkan, tre flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë të...

Simboli i Open Balkan, tre flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë të shkrirë së bashku

-

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi, së bashku me delegacionin shqiptar në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur për unifikimin e tregjeve, ku edhe është hapur zyrtarisht panairi “Wine Vision of the Open Balkans”.

Ka qenë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që ka hapur ceremoninë, ndërsa pjesëmarrës përveç Ramës është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.

Në shoqërinë edhe të kryeministres serbe Ana Brnabiç, ata kanë vizituar disa nga stendat e ekspozuesve dhe degustuan verërat e tyre.

Por, ajo çka ra në sy në nisjet të panairit, ishte zbulimi i logos së re të “Open Balkan”, ose të paktën këtë të lë të kuptosh ajo çka shfaqet pas krahëve të Ramës, Vuçiç dhe Kovaçevskit.

Logo është e ndërtuar me gërmat O  dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë shkrirë në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Logoja u shfaqe në momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,506FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts