Thursday, March 28, 2024
HomePolitikë"Buxheti, më i ulëti në rajon"/Meta: Qeveria ia heq fondet arsimit dhe...

“Buxheti, më i ulëti në rajon”/Meta: Qeveria ia heq fondet arsimit dhe ia shton koncesioneve

-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për buxhetin e ulët në fushën e arsimit. Meta shprehet se sa herë qeveria prek buxhetin ul fondet për arsimin dhe i shton ato për koncesionet për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë.

“Buxheti i arsimit më i ulëti në rajon flet për dështimin e premtimit për buxhetin e arsimit. Sa herë qeveria prek buxhetin, të parin që prek është arsimi dhe i pari ku shton fondet janë koncesionet ku është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaron Meta.

Në postimin e shpërndarë në rrjetin e tij social, Meta shkruan se një qeveri që nuk ka prioritet arsimin nuk ka si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj.

“Një Qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka se si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj. Buxheti për Arsimin nuk duhet të preket as në kohë krizash”, shkruan ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts