Saturday, April 27, 2024
HomePolitikë“Vijmë këtu si populli i ëndrrave të grabitura”/ Berisha: Kjo qeveri flamur...

“Vijmë këtu si populli i ëndrrave të grabitura”/ Berisha: Kjo qeveri flamur të vërtet ka atë të Beogradit

-

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij ditën e sotme në seancën plenare në kuvend foli rreth qëndrimit që ka mbajtur kryeministri Rama lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Berisha u shpreh se Rama u vu në shërbim të padronit të tij (Vuçiç) dhe bëri gjithçka për të penguar procesin e dialogut.

Sali Berisha: Jemi mbledhur sot për aktin fasadë të radhës. Vijmë këtu si populli I ëndrrave të grabitura. Ëndërra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësim të Shqipërisë në NATO me një seri aktesh me BE-në. Sot ne votojmë për flamurin europian është normale por e vërteta është se kjo qeveri për flamur të vërtet ka flamurin e Beogradit, kryeqytet të vërtetë ka Beogradin. Në vitin 2013 Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha vrapoi drejt Beogradit por në 2010-2013 pat proces mes Prishtinës e Beogradit si Palë të barabarta. Rama u vu në shërbim të padronit të tij dhe bëri gjithçka për të penguar atë proces. Një faktor I rëndësishëm ishte qëndrimi I Shqipërisë, që konsistonte në refuzimin kategorik për të ndërhyrë në procesin e negociatave. Rama me udhëtimin e saj përmbysi këtë raport.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts