Sistemi TIMS vijon të ketë probleme që prej mbrëmjes së 9 shtatorit kur ra prej e një sulmi hakerash pas të cilëve autoritetet shqiptare thanë se fshihet Irani.
Ende nuk ka një rikuperim të plotë. Po punohet nga ekspertë vendas dhe të huaj për të rikthyer në gjëndjen normale. Në disa pika kufitare si Durrës ka sistemi ka pasur ngecje dhe u është dashur të bëjnë ristart
Ndërkohë që komisariatet ende nuk e kanë të aksesueshme këtë sistem.
“Prej të shtunës kur është mësuar sulmi në sistemin TIMS u është dhënë urdhër komisariateve dhe drejtorive të policisë të fikin të gjithë kompjuterat dhe të kenë formatim me qëllim që hakerat të mos depërtojnë më tej. Kjo u ka vështirësuar shumë punën” raporton gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.
Edhe SHBA dënoi sulmin kibernetik të Iranit që rrëzoi sistemin “TIMS”