Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë“Mjaft më!”, Meta thirrje SPAK: Hiqeni shaminë nga sytë, çoni hajdutët dhe...

“Mjaft më!”, Meta thirrje SPAK: Hiqeni shaminë nga sytë, çoni hajdutët dhe rilindasit pas hekurave!

-

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga protesta që po mbahet tek inceneratori i Tiranës se kemi të bëjmë me një skenë krimi. Meta i bëri thirrje SPAK të heqë nga sytë shaminë që i ka vendosur Rama me Veliajn dhe të çojnë pas hekurave hajdutët rilindas.

Meta tha se sot bëhen 558 ditë nga denoncimi zyrtar për aferën korruptive të inceneratorëve ndërsa theksoi se të gjithë jemi dëshmitarë se inceneratorët nuk ekzistojnë dhe kemi të bëjmë me vjedhje të hapur.

“Vijmë këtu se u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Ndaj jeni këtu për të qenë të gjithë dëshmitarë që s’ka inceneratorë, gjithçka është një mashtrim siç është provuar me fakte dhe në mënyrë të përsëritur nga opozita dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, analistë kurajozë, të pashitur e me radhë.

Tregojmë me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që ju ka vënë Rama e Veliaj tek sytë, të shohin të vëretën, të zbatojnë ligjin dhe të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave për krimin e vjedhjes pa fre të djersës dhe gjakut të qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Mjaft më me drejtësi me regji.“-tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts