Tuesday, October 4, 2022
HomePolitikëMeta akuza për inceneratorin e Tiranës: Në kohë pandemie deklaruan 600 mijë...

Meta akuza për inceneratorin e Tiranës: Në kohë pandemie deklaruan 600 mijë euro udhëtime

-

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën në protestën e cila po organizohet tek inceneratori i Tiranës, u shpreh se me inceneratorin e Tiranës i është dhënë për 30 vite e drejta e djegies një kompanie off shore një kompanie që nuk i dihet pronari.

Ai shtoi se qeveria ka frikë nga transparenca dhe i fshihet llogaridhënies.

“Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Rama, dhe ministra, deputetë, de drejtorë. Organizata më e madhe e parë ndonjëherë që realizon dhe realizon këtë vjedhje monstruoze. Kjo organizatë kriminale drejton rrjetin e organizuar. Ju e dini se c’është ky objekt pas meje. Me këtë objekt këtu qeveria ia ka dhënë për 30 vite një kompanie of-shore, me kusht që do investoheshin 28 mln euro. Paguajnë banorët në Tiranë dhe qytetarët kudo. Ku është investimi 128 mln euro që duhet ta bënte privati me kushtin që Bashkia Tiranë të paguante me taksat tuaja. A e merr dot këtë shërbim qytetari? Ku ndodh incenerimi? Pse i fshihet llogaridhënies qeveria? Pronari pa emër në of-shore, duhet të kishte investuar 128 mln euro. Ju e dini se cili është nënkontraktoi që ka bërë aferën. Është Klodian Zotot që ka marrë 128 mln euro nga inceneratori dhe i ka justifikuar ato para me firmat e barinjve, apo njerëz që janë ndarë nga kjo botë. Vetëm udhëtime kanë deklaruar në vitin e pandemisë 600 mijë euro.”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,514FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts