Friday, March 29, 2024
HomePolitikëMarrëveshja me Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara, Çuçi: Duhet të dekurajojmë skllavërinë...

Marrëveshja me Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara, Çuçi: Duhet të dekurajojmë skllavërinë moderne

-

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, tha se në kuadër të marrëveshjeve me ndërkombëtare, policia shqiptare ka goditur 4 grupe kriminale, në 6 muajt e parë të vitit 2022, ndërsa tha se 30 persona janë arrestuar.

”Nga janari-qershor 2022, kemi pasure skuadra të përbashkëta hetimore me vende si Spanja Italia Gjermania, Britania etj. Kemi goditura 4 grupet kriminale me 30 të arrestuar dhe dhjetëra të shpallur në kërkim. Jemi shembulli më i mirë në rajon. Jemi i vetmi vend jo anëtar i BE-së që kemi një marrëveshje si vend anëtar i BE-së me Frontex. Kemi pasur një marrëdhënie të barabartë edhe në EUROPOL. Në këtë kudër vijnë  marrëveshjet që kemi sot si ajo me Britaninë e Madhe ashtu edhe me Emiratet e bashkuara.

E para lidhet me bashkëpunimin me Britaninë në fushën e emigracionit të paligjshëm. Në Britani janë mbi 130 mijë shqiptarë që punojnë në mënyrë të ligjshme. Duhet të dekurajojmë skllavërinë moderne dhe dekurajuam emigracionin e paligjshëm si praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin.

Ne nëpërmjet kësaj marrëveshje biem dakord që të kemi një shkëmbim të drejtëpërdrejtë të informacionit brenda kuadrit ligjor të dy shteteve. Në kuadër të kësaj marrëveshje kemi rënë dakord të shtojmë prezencën tonë MB me një oficer ndërlidhës që të garantoj zbatimin e kësaj marrëveshje.

Marrëveshja me Emiratët e Bashkuara vjen për të adresuar luftën kundër terrorizimit. Nuk është e lehtë të bësh marrëveshje të tillë me Emiratet e Bashkuara Arabe, është arritur me ne në këtë fazë shumë të mirë. Sidomos për të adresuar krimin, jo vetëm në Shqipëri po që janë me origjinë shqiptare”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts