Friday, April 26, 2024
HomePolitikëStuhia shkaktoi dëme në Vaun e Dejës / Tom Lari: Bashkia nuk...

Stuhia shkaktoi dëme në Vaun e Dejës / Tom Lari: Bashkia nuk ka ardhur për inspektim!

-

Bashkia e Vaut të Dejës dhe emergjencat civile nuk kanë kryer asnjë inspektim në terren për dëmet që shkaktoi stuhia e shiut pak ditë më parë. Tom Lari nga fshati Bardhaj në Vaun e Dejës, tregon se nga përmbytjet i janë shkaktuar rreth 5 milionë dëme nga ngordhja e gjësë së gjallë dhe prishja e mekanikës bujqësore. Fermeri thotë se  ndihet i diskriminuar për shkak të bindjeve politike.

Stuhia që përfshiu rajonin verior të vendit pak ditë më parë, ka lënë pas dëme të mëdha te fermerët. I tillë është rasti i Tom Larit nga fshati Bardhaj në bashkinë e Vaut të Dejës, i cili humbi dhjetëra krerë shpendësh, ndërsa i është dëmtuar mekanika bujqësore dhe sende të tjera me vlerë, për shkak të përmbytjes së shtëpisë.

Tom Lari tregon se shkak i përmbytjes është bërë një pritë në zonën e Naraqit, por prej dy vjetësh nuk funksionon duke shkaktuar përmbytje në zonë.

Por teksa kanë kaluar disa ditë nga stuhia, asnjë grup ekspertësh nga pushteti lokal dhe emergjencat civile, nuk kanë shkuar në zonë për të bërë rivlerësimin e dëmeve. Tom Lari shprehet se ndihet i diskriminuar për shkak të bindjeve politike.

Sipas tij, dëmet llogariten të jenë në 5 milionë lekë, teksa një ditë më parë, kryetari i partisë demokratike në Vaun E Dejës kërkoi nisjen e hetimeve për shpërdorim të fondeve të përdorur për kanalet kulluese, që kanë sjellë dhe përmbytjen e disa zonave në këtë bashki.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts