Friday, April 26, 2024
HomePolitikëNjë këshill për emërimet në policinë e shtetit/ Mesiti: Më shumë ndryshime...

Një këshill për emërimet në policinë e shtetit/ Mesiti: Më shumë ndryshime tek policia kriminale

-

Së shpejti policia e shtetit do të krijojë këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie. Sipas ish policit Ndriçim Mesiti ndërhyrjet duhet të këtë më shumë tek policia kriminale dhe sektorët që merren me ngjarjet e renda.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka paralajmëruar ndryshime në policinë e shtetit dhe kryesisht strukturat që merren me hetimin e ngjarjeve të rëndë kriminale.

Sipas tij emërimet nuk do të jenë vetëm në dorën e drejtorit të policisë, por për këtë do të ngrihet një këshill.

Rrumbullaku: Brenda pak ditëve në polici do të ngrihet një këllish për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë. Praktikë që do t’i japë fund praktikës që vetëm drejtori emëron punonjës të policë.

Nga ana tjetër ish shefi i krimeve të rënda Ndriçim Mesiti shprehet se në policinë kriminale duhet reforma tërësore.

Mesiti: Ajo që do ta ulë krimin është struktura e policisë kriminale. Mund t’i ndërrosh drejtorët, do të vijnë të rinj. Por ama nuk e lufton sëmundjen.

Që prej emërimit të tij në krye të kupolës së policisë së shtetit Drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ende nuk ka bërë asnjë ndryshim si në drejtori vendore apo edhe në shefat e komisariateve.

Në detyrë vijojnë të qëndrojë të zgjedhurit e ish policit Gledis Nano.

Burimet bëjë më dijë se duke filluar nga muaji i ardhshëm Rrumbullaku do të firmos disa ndryshime të rëndësishëm që pritet të shkojnë deri në kupolë.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts