Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëRimbursim me 100 euro në muaj / Studentët dorëzojnë peticionin në Kryeministri

Rimbursim me 100 euro në muaj / Studentët dorëzojnë peticionin në Kryeministri

-

Studentët do të dorëzojnë ditën e nesërme në Kryeministri në orën 11:00, peticionin e firmosur prej tyre, ku kërkojnë rimbursim nga qeveria me 100 euro në muaj.

Sipas tyre, rimbursimi duhet të kryhet për shkak se kostot e jetesës janë rritur.

Ndër të tjera, ata thonë se e kanë të pamundur t’i përballojnë kostot, aq më tepër ku qiratë e apartamenteve kanë shkuar në çmimin minimal prej 300 euro.

Nga ana tjetër, pedagogët kanë paralajmëruar mos nisje të procesit mësimor më 17 tetor, nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Disa prej kërkesave të pedagogëve janë:

Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.

Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%

Rritja e financimeve për kërkime shkencore

Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë

Pagesa e vjetërsisë në punë

Pagesë për orët e shtesë

Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts