Friday, March 21, 2025
HomePolitikëRama intervistë për median britanike/ U bëj thirrje të rinjve shqiptarë të...

Rama intervistë për median britanike/ U bëj thirrje të rinjve shqiptarë të mos shkojnë me gomone në Angli

-

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medien britanike “The Telegraph”.

Rama ka folur për fenomenin e shqiptarëve që shkojnë në Angli në rrugë ilegale, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, duke rrezikuar madje dhe jetën.

Ai u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndalojë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, ndërsa rreth 2000 vetë janë grumbulluar në veri të Francës gati për të bërë udhëtimin e rrezikshëm.

Edi Rama u tha të rinjve shqiptarë se ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural duke fituar kështu më shumë sesa mund të fitonin në Britaninë e Madhe.

Qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet”, tha ai.

Zyrtarët e Forcave Kufitare thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të mbërritjeve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga vendi ballkanik. Rreth 2,000 shqiptarë të tjerë thuhet se kanë arritur në Francën veriore dhe tani po jetojnë në kampe të improvizuara përpara se të bëjnë kalimin e tyre.

I pyetur në fundjavë për eksodin nëpërmjet Kanal, Rama u tha gazetarëve:

Së pari, do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts