Saturday, April 27, 2024
HomeShendetesiTë pasigurt për ushqimet/ Ekspertët: Bakteri “Listeria” i rrezikshëm për gratë shtatzëna

Të pasigurt për ushqimet/ Ekspertët: Bakteri “Listeria” i rrezikshëm për gratë shtatzëna

-

Konstatimi i bakterit “Listeria”  në produktet  e mishit “Wudi” vendosi sërish në pikëpyetje sigurinë ushqimore në vend por dhe punën e institucioneve që duhet ta garantojnë atë.

Kristaq Sini pedagog në Fakultetin e Bioteknologjisë pranë Universitetit Bujqësor ngre si shqetësim kontrollet e dobëta të AKU.

Kristaq Sini: Kemi raste me pesticide të tepërt, me konservant të tepërt me mikroorganizma që janë patogjen dhe që shkaktojnë patogjen tek konsumatori, nuk kemi kemi vetëm raste që është kapur  një firmë një sipërmarrje e vogël me kushte të këqija.

Ai thotë se inspektorëve të AKU u mungojnë mjetet dhe shpesh e kanë të pamundur të kryejnë analiza laboratorike.

Kristaq Sini: Inspektori po nuk pati mjetet sterile për analizën mikrobiologjike nuk mund të konsiderohet e saktë analiza mikrobiologjike. Atëherë si udn të jemi të sigurt që inspektori e bën punën si duhet. Kjo lë vend dhe për abuzime.

Pedagogu Sini sqaron se bakterit “Listeria”  përbën rrezikshmëri të lartë veçanërisht për gratë shtatëzëna.

Kristaq Sini: Në tremujorin e dytë të shtatëzanisë  vdesin fëmijën, fetusin dhe ka raste nga statistikat botërore vdes edhe nëna.

Është një bakter i cili gjendet zakonisht tek produktet shtazore por mund të ndeshet edhe tek perimet.

Për konsumatorët ka këto këshilla.

Me higjienën me larjen shumë mirë të perimeve, me gatimin e rregullt. E mira eshtë të zihet.

Produktet e mishit “Wudi” me bakterin “Listeria”  kanë qarkulluar në Shqipëri në 2 javët e para të shtatorit. Deri më tani nuk raportohet për persona të sëmurë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts