Friday, April 26, 2024
HomeEkonomiÇmimi i naftës në bursë arrin në nivelin e fillimvitit/ Bordi vijon...

Çmimi i naftës në bursë arrin në nivelin e fillimvitit/ Bordi vijon me rritjen e çmimit

-

Për të dytën ditë më radhë çmimet e naftës në bursë kanë pësuar rënie duke arritur në nivelet e fillimvitit.

Kështu një fuçi naftë është shitur me më pak se 85 dollarë, por pavarësisht kësaj rënie në vendin tonë çmimet e karburanteve vijojnë të jenë të larta. Bordi i Transparencës u mblodh për herë të fundit në datën 24 shtator, pra para 3 ditësh ndërsa rëniet e ditëve të fundit vijojnë të mos jenë të reflektuar në çmimet e tregtimit. Në mbledhjen e fundit u vendos që një litër naftë të tregtohet me 223 lekë, ndërsa benzina me 194 lekë.

Në njoftimin për mediat vihej në dukje se rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktorëve bursa +31 dollarë/ ton nga data 15 Shtator dhe së dyti kursi dollarit nga 117.2 dollarë në afërsisht 120 dollarë. Ndërsa për benzinën është ulur bursa me 26 dollarë/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka lëvizje çmimi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts