Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëAnulimi i fashës 800 KW/h, vendim i përhershëm apo i përkohshëm? Flet...

Anulimi i fashës 800 KW/h, vendim i përhershëm apo i përkohshëm? Flet ministrja Belinda Balluku

-

 

Zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur gjatë edicionit të lajmeve në ”Tv Klan” në lidhje me vendimin e qeverisë për të anuluar hyrjen në fuqi të fashës 800 kilovat.

Ajo u pyet nëse vendimi është i përhershëm apo i përkohshëm. Ajo theksoi se vendimi për fashën është marrë me kohë të kufizuar, pra sipas saj, për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë nevojshme.

Pyetje: Ky vendim është i përhershëm apo është i përkohshëm?

Balluku: Ne nuk kemi vendosur një fashë përgjithmonë, ne kemi vendosur një fashë në një moment të vështirë, pra vinim nga periudha e verës, thatësirë ku nivelet e kaskadës kanë arritur në nivele minimale, ku importi, ju kujtoj që në ditët e fundit të gushtit çmimi në bursë ishte 1040 Euro.

Në të gjitha këto kushte dhe duke qenë të ekspozuar nga shtatori i vitit të kaluar është marrë vendimi për fashën, por është marrë me kohë të kufizuar, pra për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë e nevojshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts