Saturday, May 11, 2024
HomePolitikëTetori Rozë, Manastirliu me Luiza Gegën mesazh ndërgjegjësues për kancerin e gjirit:...

Tetori Rozë, Manastirliu me Luiza Gegën mesazh ndërgjegjësues për kancerin e gjirit: Bëj mamografinë, vrapo për jetën!

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bashkë me kampionen e atletikës Luiza Gega, përmes një mesazhi, i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit.

Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ministrja Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave të nxitojnë të bëjnë mamografinë.
“Jemi bashkë me kampionen tonë Luizën, për t’i bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, që në këtë Tetor Rozë, të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten; për të kryer kontrollin periodik dhe mamografinë. Në Tiranë por edhe në spitalet rajonale dhe përmes mamografisë së lëvizshme, kemi garantuar shërbimin e mamografisë, një ekzaminim që ofrohet falas për çdo grua, në çdo ditë të vitit. Tumori i gjirit është plotësisht i trajtueshëm nëse disgnostikohet në kohë dhe ne kemi garantuar terapitë falas për çdo grua. Nxito të bësh mamografinë! Bëhu dhe ti kampione e shëndetit“ – tha Manastirliu.
Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, i’u bashkua kauzës me këtë mesazh:
“Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për veten. Bëje mamografinë sot! Kontrolli i hershëm shpëton jetën!”- u shpreh Gega.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nis sot dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit një fushatë ndërgjegjësimi për tetorin rozë me moton “Vrapo për jetën”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts