Thursday, February 9, 2023
HomePolitikëBerisha, akuza të forta/ Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS, hakera qeveritarë

Berisha, akuza të forta/ Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS, hakera qeveritarë

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta se pas sulmit ndaj sistemit TIMS pak ditë më parë në vendin tonë qëndrojnë hakerat qeveritarë.

Jemi në një moment në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë pasi paralajmëron kështu kontingjentet e delikuentëve të saj se janë në ndjekje policore dhe ata për të shpëtuar duhet të largohen.

Unë informoj se nga data 15 korrik nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve.

Të gjitha të tjerat janë mashtrime. Sistemet janë në mëshirën e atyre që po i sulmojnë dhe shkatërrojnë. Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakerat qeveritarë për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve me grupet kriminale, udhëtimet e tyre të përbashkëta të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën. Kurse nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale, shtetërore. E kam të qartë se hakerat iranianë sulmuan portalin e-Albania. Por absolutisht të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Se sistemet digjitale shqiptare u shkatërruan nga kombinime hakerash qeveritarë”, u shpreh Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,703FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts