Friday, December 6, 2024
HomeKronikaVjedhja në Kosmac, Policia e Shkodres sqaron: Nuk ka pasur vjedhje me...

Vjedhja në Kosmac, Policia e Shkodres sqaron: Nuk ka pasur vjedhje me armë, hajdutët u futen kur s’kishte njeri në shtëpi

-

 

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet për vjedhjen me armë të një shume parash, në një banesë, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, sqarojmë se:

Në fshatin Kosmaç nuk ka ndodhur vjedhje me armë, por më datë 25.09.2022 ka patur një vjedhje që është denoncuar nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person. Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë patur armë me vete.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë informacione që kanë të bëjnë me punën e Policisë, të kërkojnë informacion zyrtar, me qëllim përcjelljen e informacionit të saktë dhe të vërtetë te qytetarët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts