Tuesday, March 19, 2024
HomeKronikaPas sulmeve kibernetike, Irani kërcënon sërish Shqipërinë!

Pas sulmeve kibernetike, Irani kërcënon sërish Shqipërinë!

-

Pas sulmeve kibernetike, Irani kërcënon sërish Shqipërinë. Gazeta zyrtare e qeverisë iraniane shkruan se vendi i saj ka gati dronët e hekurt që mund të godasin kampin e muxhahedinëve në Shqipëri. Në shkrim thuhet se Irani ka në dispozicion dronë të armatosur, të cilët nuk kapen nga radarët.

“Dronët iranianë dhe sistemet e raketave nuk janë të limituara në aspektin gjeografik për sa i përket vendeve fqinje. Irani ka në dispozicion kapacitete, posaçërisht dronë të cilët me lehtësi mund të sulmojnë bazën e MEK në Tiranë”, thuhet në shkrim.

“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”.

Gazeta zyrtare e qeverisë preku gjithashtu një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, në të cilën ajo ka theksuar rolin e MKO-së në trazirat e fundit në disa qytete iraniane.

Në deklaratë, ministria njoftoi se disa nga protestuesit e arrestuar janë anëtarë të MEK-së.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, kur një grup terrorist rrezikon haptazi sigurinë e një vendi dhe pranon veprimet e tij, ai vend ka të drejtën legjitime të synojë bazën dhe anëtarët e atij grupi, saktësisht e ngjashme me atë që ndodhi në rajonin verior të Irakut kundër grupeve terroriste të stacionuara atje, apo çfarë ndodhi kundër grupit terrorist ISIS në Siri”, vuri në dukje gazeta iraniane.

Me fjalë të tjera, shtohet gazeta, Irani rezervon të drejtën, për shkak të akteve terroriste të MEK, të synojë bazën e tyre.

Grupi terrorist MEK u detyrua të largohej nga Iraku në vitin 2016 pasi u përball me kundërshtimin e qeverisë dhe popullit irakian dhe u vendos në Shqipëri siç ishte planifikuar nga SHBA.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts