Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetTë dëbuar nga vendet e BE-së, shqiptarët në krye të listës

Të dëbuar nga vendet e BE-së, shqiptarët në krye të listës

-

 

Edhe pse kërkesat dhe ikja nga Shqipëria është në masë të madhe, edhe kthimi është po ashtu. Shqiptarët janë të tretët në botë, përsa i përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022, pas algjerianëve dhe marokenëve.

Raporti i fundit i Eurostat i publikuar sot tregon se Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj në tremujorin e dytë të 2022, ku vendin e tretë e zënë shqiptarët.

“Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët (8 170) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga marokenët (7 235), shqiptarët (6 640) dhe pakistanezët (6). 260). Tunizianët (5 630) vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi (3 990), Gjeorgjianët (3 690), turqit (3 425), indianët (3 135) dhe irakenët (2 940)”, thuhet në raport.

Sipas Eurostat vetëm në tremujorin e dytët të 2022 janë kthyer 2 650 shqiptarë, duke kryesuar listën e shtetasave jashtë BE-së që u kthyen në një vend tjetër.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts