Tuesday, March 19, 2024
HomePolitikëMinistri Çuçi: Lista e publikuar sot nuk është pjesë e databazës së...

Ministri Çuçi: Lista e publikuar sot nuk është pjesë e databazës së Memex, jemi në proces hetimi…

-

 

A janë të dhënat e fundit që dolën pjesë e MEMEX? Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka Policia, ose të paktën kështu pretendon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në një prononcim për mediat, Çuçi tha se po hetohet se ku janë marrë të dhënat.

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX. Ne jemi në hetim. Ka pasur spekulime, nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX. Ku janë marrë këto të dhëna? Atë po hetojmë”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts