Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëTritan Shehu akuza të forta: Në spitale s’ka instrumente për zbulimin e...

Tritan Shehu akuza të forta: Në spitale s’ka instrumente për zbulimin e tumoreve

-

Deputeti demokrat Tritan Shehu, gjatë takimit me gra dhe vajza të LDG , në kuadër të “Tetorit rozë”, për sensibilizimin për kancerin e gjirit, ka ngritur disa shqetësime për sëmundjen dhe trajtimin e saj në vendin tonë. Ai tha se e ka shteti në dorë që të ketë politika për identifikimin dhe trajtimin e tumoreve, por kjo gjë mungon dhe qytetarët detyrohen të shkojnë në spitale private.

Ai tha qeveria paguan qindra mijëra euro për PPP, por nuk investohet në shërbimet spitalore.

“Një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, dhe që kërkon zgjidhje dhe bën pjesë në luftën që duhet realizuar për tumoret. Tumoret e gjirit janë një pjesë e tumoreve, nuk dua të përsëri shifrat, ato janë reale, por do u them diçka, sot tumoret nuk janë më ai gogoli i llahtarshëm që qëndron mbi njerëzit. Sot 70% e tumoreve në përgjithësi janë të shërueshme, ndërsa tumoret e gjirit janë nga më të lehtët për t’u diagnostikuar, pas atyre të lëkurës.

Jemi tek 60% humbje jete, shifra të larta, të papranueshme për një shoqëri të zhvilluar, jo tregon se mungon thelbi i asaj që duhet pasur për të luftuar tumoret. Detyra për përballjes me tumoret, që nga identifikimi dhe mjekimi, është detyrë e shteti, nuk mund të jetë detyrë e privatit. Të gjithë në botë trajtohen dhe mjekohen falas, kjo është e domosdoshme, nuk mund të bëhet me pagesë sepse pastaj kalojmë në atë konceptin “o paguaj o vdis”. E nisëm me mjekësi falas, dhe po e mbyllin me konceptin “o paguaj o vdis”.

 

 

Ballafaqimi me tumoret thelmeltar në politikant e një shteti të zhvilluar, ndaj është e domosdoshme që depistimi nuk duhet lënë në mënyrë sporadike, apo në disa situata sensibilizuese, që dhe ato janë terrorizuese më shumë se sensivbilizuese.

Ky regjim do të terrorizojë njerëzit. Ju e patë se çfarë ndodhi me kovidin, u organizuan politika të terrorizimi të njerëzve. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka regjistër themeltar të tumoreve. Pa regjistër nuk mund të ndiqen tumoret. Kjo bëhet për të fshehur realitetin se ndryshe pastaj dalin diferencat me vendet e tjera të zhvilluara.

Një vend si Shqipëria ka nevojë për raport depistimi. Duhet të jetë protokoll depistimi i grave. Një qeveri e përgjegjshme mund ta realizojë lehtësisht. Në spitalin e Elbasanit nuk ka laborator histopatologjik. Përgjigjet shkojnë në Tiranë dhe vjen pas një muaji. Si mund të flasim për luftë me tumoret, ku mungojnë instrumentet!

Si mund të flasim për një ballafaqim shkencor me tumoret!

Çohen materialet me lekë deri në Londër, (ata që kanë mundësi financiare) për të marrë një përgjigje të mjekimit individual! Si mund të flasim për një mjekësi të zhvilluar!

Ky është realiteti, nuk është vetëm për tumoret, por në tërësi. Kjo bën që tumoret e gjirit të mos jenë më të shërueshme ku në një botë të zhvilluar janë të shërueshme. Unë nuk besoj tek ky regjim që zhvillon miliona euro për PPP, kur jep me koncesion dhe të sëmurët nuk bëjnë dot analizat dhe i çojnë tek privati”, tha Shehu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts