Friday, April 19, 2024
HomeUncategorizedPagat e pedagogëve shqiptarë më të ulëta në rajon, Mali i Zi...

Pagat e pedagogëve shqiptarë më të ulëta në rajon, Mali i Zi kryeson me 1830 euro

-

 

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”. Me këtë pankartë dolën në protestë pedagogët këtë të mërkurë, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.

Rritjet e pagave për personat që mësojnë elitat kanë qenë të rralla përgjatë viteve, gjithmonë të vonuara dhe gjithmonë e më pak të ndjeshme në xhepat e tyre. Titulli akademik “Profesor” sot paguhet në arsimin e lartë 80,300 lekë. Nga viti 2005, kur paga ishte 56 mijë lekë, rritja është nën çdo llogaritje të shtrenjtimit të jetesës.

Kjo pagë aktuale, vlerësohet si më e ulëta në rajon, ku Kosova ka rrogën mesatare më të ulët në 850 euro, ndërsa Mali i Zi kryeson me 1,830 euro, apo mbi trefish.

Kërkesës së pedagogëve për një rritje me 50%, i vjen kundër oferta e kryeministrit për rritje 15%: ku shtetit do të paguajë 7%-shin. Efekti në buxhet për afro 950 pedagogët në universitetet publike do të ishte vetëm 600 mijë euro në rastin që propozon qeveria dhe 4.2 milionë euro në skenarin e synuar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts