Friday, January 27, 2023
HomePolitikëAmbasadorja Kim takon gjyqtarët e GJKKO: Ju nxis të bëni punën tuaj...

Ambasadorja Kim takon gjyqtarët e GJKKO: Ju nxis të bëni punën tuaj me ndershmëri, ne do të qëndrojmë krah jush

-

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme nj takim me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo i falënderoi ata për punën e tyre të madhe dhe tha se do të qëndrojnë pranë tyre në punën që do zhvillojnë dhe u kërkoi të punojnë me ndershmëri dhe kurajo.

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”, u shpreh ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts