Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBetohet qeveria e re në Itali, kryeparlamentarja Nikolla uron Presidentin e Senatit

Betohet qeveria e re në Itali, kryeparlamentarja Nikolla uron Presidentin e Senatit

-

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar për zgjedhjet në Itali, pas betimit të qeverisë, presidentin e ri të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana. Në urimin e saj, Nikolla flet edhe për intesifikim të bashkëpunimit. “Duke rishprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë të rrugëtimit Europian të Shqipërisë, jam e bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Urimet më të mira, Presidentit Fontana”.

Postimi i plotë

Presidentit të ri të Dhomës së Deputetëve të Italisë, z. Lorenzo Fontana, i uroj suksese në detyrën e lartë të zgjedhur nga deputetët, pas besimit të popullit italian!

Kam besim se marrëdhëniet midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë, do të vijojnë të jenë të shkëlqyera dhe se Protokolli i Bashkëpunimit, i nënshkruar në prill të këtij viti, do t’i shërbejë intensifikimit të bashkëpunimit tonë.

Bashkëpunimi parlamentar do të nxisë e mbështesë bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë.

Duke rishprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Italisë të rrugëtimit Europian të Shqipërisë, jam e bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Urimet më të mira, Presidentit Fontana!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts