Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë“Shpopullimi i vendit, krimi më i madh i kësaj qeverie”, Braimllari: Shqiptarët...

“Shpopullimi i vendit, krimi më i madh i kësaj qeverie”, Braimllari: Shqiptarët rekord kërkesash për azil në vendet e BE-së

-

Në një reagim në Facebook, Endrit Braimllari nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë Rama.

Ai shkruan se “Rilindja” po shpopullon vendin me politikat e saj, duke shtuar se ky është krimi më i madh që kjo qeveri po i bën vendit.

Statusi:

Rilindja shpopullon vendin, shqiptarët rekord kërkesash për azil në vendet e BE

Projekt antikombëtar i rilindjes

Krimi më i madh i kësaj qeverie është shpopullimi i vendit.

Keqeverisja, korrupsioni, papunësia, mungesa e shërbimeve detyron shqiptarët që të lënë vendin e tyre dhe të largohen dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e tjera.

Të dhënat zyrtare të “Agjencisë për Azil e Bashkimit Europian” tregojnë një numër rekord azilantësh nga Shqipëria gjatë muajit Korrik.

Të dhënat e EUAA tregojnë se korriku regjistroi 1.099 kërkesa për azil në total nga shtetas shqiptarë, shifër kjo më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por më e lartë edhe se muaji poararendës.

Krahasuar me korrikun e vitit 2021 numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët është rritur me 10.8%, ndërsa krahasuar me muajin qershor numri është rritur me 2.5%.

Shqipëria rezulton në vendin e parë në rajon për kërkesat për azil dhe pas saj vjen me një diferencë të madhe Maqedonia e Veriut.

Të dhëna këto që tregojnë qartë se shqiptarët nuk kanë më besim te kjo qeveri dhe se çdo ditë e rilindasve në qeverisje do të thotë më shumë shqiptarë të larguar.

Ndaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta largojmë këtë qeveri sa më parë dhe t’i kthejmë shqiptarëve shpresën se ardhmja mund të ndërtohet edhe këtu.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts