Sunday, February 5, 2023
HomePolitikëPartia e Lirisë, thirrje qeverisë: Të plotësohen kërkesat e drejta të pedagogëve

Partia e Lirisë, thirrje qeverisë: Të plotësohen kërkesat e drejta të pedagogëve

-

 

Partia e Lirisë i bën thirrje kryeministrit dhe qeverisë Rama të plotësojë urgjentisht kërkesat e drejta të pedagogëve dhe të shkëputet nga mentaliteti robërues i PPP-ve që po e varfëron nga dita në ditë këtë vend, duke i dhënë prioritetet e nevojshme arsimit dhe shkencës, universiteteve ku formohet ndërgjegja e kombit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PL-së, zëvendëskryetari i kësaj partie Agim Nesho tha se një shtet serioz, nuk mund t’u shmanget përgjegjësive të tij kur flasim për dijen, shkencën dhe universitetet.

“Ne refuzojmë, politikat e kësaj qeverisjeje të dështuar që e trajton vendin tonë si një territor, ku shqiptarët nuk kanë rol për të ardhmen e tyre, ku rinia të ikë nga vendi dhe të zëvendësohet me bangladeshas dhe afrikanë; Ku Shqipëria, të vlerësohet vetëm nga bukuritë dhe peisazhi dhe jo nga forca e ideve dhe realizimit të tyre që mundëson ky popull vital”.

Partia e Lirisë i bëri thirrje rinisë studentore, të gjithë opinionit publik shqiptar të përkrahë deri në fund lëvizjen e pedagogëve, jo vetëm si një e drejtë e tyre por të një interesi të madh për vendin dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

Deklarata e plotë

Protesta e pedagogëve të universiteve publike shqiptare ka hyrë në javën e dytë të saj, por qeveria dhe kryeministri Rama vazhdon t’i shohë ata me indiferencë të neveritshme, pa harruar presionet, insinuatat keqdashëse se kush i drejton ato dhe deri tek kërcënimet për vetting dhe largim nga puna.

Partia e Lirisë, mendon dhe e ka konsideruar këtë protestë si një të drejtë të pamohueshme të stafit të pedagogjik universitar që lufton jo vetëm për ruajtjen e dinjitetit njerëzor por në mbrojtje të çështjes së madhe të dijes dhe shkencës, funksionimit të universiteteve si qendra që formojnë idetë dhe përgatisin brezin e ri për të ardhmen.

Partia e Lirisë, mendon që një vend që nuk kupton rëndësinë e përgatitjes së brezit të ri, të krijimit të qendrave studimore shkencore siç janë universitetet, nuk ka të ardhme. Dhe këtë e tregojnë largimi në masë i të rinjve nga Shqipëria por edhe ulja e konsiderueshme e numrit të studentëve nga viti në vit.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Rama të plotësojë urgjentisht kërkesat e drejta të pedagogëve, të shkëputet nga mentaliteti robërues i PPP-ve që po e varfëron nga dita në ditë këtë vend, duke i dhënë prioritetet e nevojshme arsimit dhe shkencës, universiteteve ku formohet ndërgjegja e kombit.

Ne refuzojmë, politikat e kësaj qeverisjeje të dështuar që e trajton vendin tonë si një territor, ku shqiptarët nuk kanë rol për të ardhmen e tyre, ku rinia të ikë nga vendi dhe të zëvendësohet me bangladeshas dhe afrikanë; Ku Shqipëria, të vlerësohet vetëm nga bukuritë dhe peisazhi dhe jo nga forca e ideve dhe realizimit të tyre që mundëson ky popull vital.

Partia e Lirisë i bën thirrje rinisë studentore, të gjithë opinionit publik shqiptar të përkrahë deri në fund lëvizjen e pedagogëve, jo vetëm si një e drejtë e tyre por të një interesi të madh për vendin dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts