Ministrja Olta Xhaçka, në një reagim në Twitter shprehet se dialogu strategjik SHBA-Shqipëri rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Xhaçka ka renditur edhe disa nga temat për të cilat u diskutua, duke shprehur se fokusi ishte gjithashtu edhe tek mbrojtja e demokracisë.

Statusi:

Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA 🇺🇲- Shqipëri 🇦🇱 që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.

Një sërë diskutimesh mbi:

✅ Mbështetje për Ukrainën 🇺🇦;

✅ Mbrojtja e demokracisë;

✅ Thellim i partneritetit tonë për çeshtjet e sigurisë;

✅Bashkëpunim për sigurinë kibernetike;

✅Forcimi i lidhjeve  transatlantike;

✅Përparim në rrugën e Integrimit Evropian  🇪🇺 për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor;

✅ Ndryshimet klimatike

Së bashku më të fortë!