Wednesday, February 1, 2023
HomePolitikëZv/kryeministrja dhe ministrja Balluku: Situata energjetike nuk është e mirë

Zv/kryeministrja dhe ministrja Balluku: Situata energjetike nuk është e mirë

-

 

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se që prej fillimit të tetorit nuk ka pasur reshje dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në avullimin e kaskadës.

“Duhet pasur parasysh që sot kaskada është në 269 metra, çka nuk është një shifër e mirë për të treguar nivelet historike të këtij muaji. Megjithatë ne shpresojmë dhe nga të gjitha të dhënat, gjatë muajit nëntor do të ketë padyshim një situatë më të mirë hidrike”.

Sidoqoftë, Balluku nënvizon për ”Euronews Albania”, edhe se ka pasur një ulje me 5% të konsumit në shkallë vendi krahasuar me një vit më parë.

Për të kjo nuk është një ulje e rastësishme dhe bëhet fjalë për një ndërgjegjësim qytetar. Edhe pse nuk kanë favorizuar kushtet atmosferike, shqiptarët kanë ditur të menaxhojnë si duhet situatën energjetike.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts