Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikë“S’kemi reshje, por konsumi është ulur”, Rama për fashën 800 kilovat: Nëse...

“S’kemi reshje, por konsumi është ulur”, Rama për fashën 800 kilovat: Nëse do kursehet arsyeshëm…

-

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët po kursejnë energjinë elektrike. Ai tha se reshje nuk ka, por se ka ulje të konsumit.

Rama theksoi se nëse do kursehet arsyeshëm, mundësia që ne të veprojmë ndryshe me fashën krijohet, sepse në fund të fundit fasha vendoset për kursim.

Duke folur për ndihmën e BE, ai tha se 80 milionë euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme.

“Ndërkohë për t’iu përgjigjur pyetjes, sa pjesë e të tërë nevojës janë që ne të vazhdojmë të mbrojmë çmimin e familjeve dhe të konsumatorëve, janë 1/6. Nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total deri në fund të vitit 460 mln euro. Një shumë e kombinuar midis buxhetit të shtetit dhe operatorit të prodhimit të energjisë. Sigurisht që është një shumë marramendëse për tërësinë e buxhetit tonë, por është një shumë që ka ndihmuar edhe për inflacionin. Pavarësisht se në ekranet tuaja dhe në faqet e informimit kjo gjë thuajse nuk duket gjëkundi, përkundrazi e pavërteta zë vend, Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon. Arsyeja kryesore e këtij inflacioni më i ulëti në rajon është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë. Në rast se ne do të kishim relativizuar këtë mburojë, pra qoftë edhe pak të kishim prekur çmimin e energjisë, do kishte reflektuar menjëherë te të gjitha çmimet e familjeve. Por faktikisht asnjë pikë shitjeje në Shqipëri nuk ka një çmim të energjisë elektrike të ndryshuar energjie, paguan të njëjtin çmim si para krizës së çmimit të energjisë”, tha Rama.

 

 

Duke u ndalur te fasha 800 kilovat, ai u shpreh se vendosja e fashës nuk është rritje e çmimit të energjisë, është vendosje e një tavani në të cilin çdo familje mund të kryejë të gjitha nevojat bazike.

“E dyta, e dëgjoj të përsëritur pyetjen, do hiqni dorë nga rritja e çmimit të energjisë. Ne nuk do rrisim çmimin e energjisë, vendosja e fashës nuk është rritje e çmimit të energjisë, është vendosje e një tavani në të cilin çdo familje mund të kryejë të gjitha nevojat bazike, të gjitha pa përjashtim, pa pasur nevojë për më shumë. Kjo është e llogaritur. Mbi një milion konsumatorë familjarë, 1.2 më saktë, të cilët konstatohen se dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo për ftohje. Kjo është komplet gjë tjetër në krahasim me fjalorin rritje e çmimit energjisë.
Megjithatë edhe për këtë pjesë, por sidomos për efektin psikologjik dhe patjetër edhe për të krijuar një filtër ndaj gjithë gënjeshtrave, fabrikime dhe helmimeve të opinionit me të pavërteta që kanë terrorizuar një milet të tërë se do rritet çmimi i energjisë, një gënjeshtër e proporcioneve më të mëdha të mundshme, ne kemi shtyrë aplikimin e fashës për muajin tetor, jo sepse kështu deshëm ne, se po të ishte për atë që duam s’do kishte fashë, do ishin bërë rrogat dyfish, pensionet dyfish e me radhë, por lidhen me mundësitë. Ishin dy parakushte, e para patëm reshje, jo aq sa donim, por mjaftueshëm dhe e dyta pamë një ulje të konsumit. Një sjellje pozitive për kursim. Po e shohim çdo ditë, për sa i përket reshjeve s’kemi shumë për të parë se qielli shkëlqen nga dielli. Për sa i përket kursimit, përsëri shikojmë pozitivitet, pra kemi ulje përsëri të konsumit. Nëse do kursehet arsyeshëm, mundësia që ne të veprojmë ndryshe me fashën krijohet, sepse në fund të fundit fasha vendoset për kursim”, tha Rama.

Sipas tij, ‘ky alarm absurd neglizhon faktin se fasha 800 kilovat ka kohë që është vendosur në republikën fqinje të Kosovës dhe pa kushte dhe nuk na rezulton që ka prekur gjithë popullin e Kosovës, përkundrazi sepse nuk prek të gjithë’.

“Për sa i përket pyetjes që iu bë presidentes së KE, BE nuk është në kushtet kur ka një shpellë me ar që ka ardhur dita tani ta hapë dhe të derdhë florinjtë mbi gjithë popujt sepse është dhe kjo dhe kjo. Është kohë lufte, nuk e kemi zgjedhur ne, nuk e ndalojmë dot ne. Lufta është fakt dhe nuk është një luftë që nuk na takon dhe nuk ka lidhje me ne. Na lidh edhe përmes përmbajtjes së saj”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts