Saturday, February 4, 2023
HomePolitikëMeta nga Konventa e PL: Shqipëria do u përkasë të rinjve!

Meta nga Konventa e PL: Shqipëria do u përkasë të rinjve!

-

Partia e Lirisë ka nisur sot Konventën e saj të parë Kombëtare.

Kryetari Ilir Meta në fjalën e tij u shpreh se ka ardhur koha për një marrëveshje të re sociale dhe se koha nuk pret për dhënien fund të këtij regjimi,.

Meta e quajti qeverinë, qeveri pakice e cila nuk ka shanse të mbijetojë ndaj referendumit si e drejtë e sovranit.

Meta: Koha nuk pret më është tani që PL e opozita ti japë fund regjimit. PL angazhohet solemnisht të vendosë sundimin e ligjit e ti japë fund regjimit. Koha është tani për një marrëveshje sociale për të ndalur shpopullimin.

Sundimi i ligjit do të garantohet:

…nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmëria,

…nga rivendosja e institucioneve të forta dhe të pavarura,

…nga llogaridhënja dhe ndëshkueshmëria..

…nga mirëqeverisja dhe meritokracia..

…nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm…

…nga punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës…

…nga lufta kundër varfërisë dhe mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë.

Koha është tani për një “Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike”, për të ndalur shpopullimin dhe emigracionin masiv të të rinjve tanë…

Shqipëria do t’i përkasë të rinjve…sepse një shoqëri dhe një popull pa rini është si një trup pa shpirt.

Është kjo bindje e palëkundur, që duhet të mbajë gjallë frymën dhe kauzën madhore të Partisë së Lirisë dhe Opozitës së Bashkuar.

Prandaj në këtë Konventë Zgjedhore të Partisë së Lirisë ne do të shpalosim Programin tonë politik, strategjinë, zgjidhjet tona, aksionin, ekipin e ri drejtues dhe mobilizimin jo vetëm opozitar por mbarë-kombëtar.

Ne jemi të vetëdijshëm, që në udhëkryqin e rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria, lufta e vërtetë dhe e pa-kompromistë e qytetarëve është të zgjedhin mes diktaturës dhe lirisë, mes dëshpërimit dhe shpresës, mes varfërisë së tejskajshme dhe zhvillimit, mes skllavërimit modern për bukën e gojës dhe punësimit dinjitoz.

Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë dhe qeveri pakice që i mbijeton zemërimit dhe verdiktit popullor.

Prandaj, për Partinë e Lirisë, referendumi është manifestimi më sublim i demokracisë direkte dhe vullnetit të sovranit!

Kur pushteti autokratik vjedh votën e lirë, përdhos demokracinë dhe Kushtetutën e vendit, atëhere referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit!

Ne do ta rivendosim demokracinë dhe çlirojmë institucionet e grabitura, duke i rikthyer në shërbim të qytetarëve.

Nuk do të ketë kauza të mëdha dhe vendime strategjike për të ardhmen e vendit pa ushtrimin e vullnetit të sovranit përmes referendumit!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,695FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts