Friday, January 27, 2023
HomePolitikëMeta pas votimit për kreun e PL: Programi ynë, i realizueshëm. Nuk...

Meta pas votimit për kreun e PL: Programi ynë, i realizueshëm. Nuk kemi premtuar të bëjmë mrekulli

-

Pas votimeve për kreun e PL, Ilir Meta në një prononcim për gazetarët, u shpreh se zotimi i tij është një lidership i vendosur deri në triumf përfundimtar të lirisë mbi tiranisë.

Ai shtoi se programi që ka prezantuar sot Partia e Lirisë, është plotësisht i realizueshëm. Edhe pse nuk është premtuar të bëhet mrekulli, Meta u shpreh se Partia e lirisë angazhohet të bëjë më të mirën e mundshme, të paktën në krahasim me fqinjët dhe rajonin.

“Zotimi është një lidership i vendosur deri në triumf përfundimtar të lirisë mbi tiranisë. Dy parimet janë: Never give up dhe The lider should lead.

Betejë vendimtare për afirmimin e të ardhmen e kombit. Angazhimi më madhor i Konventës, që Shqipëria duhet ti përkasë të rinjve.

 

 

Në fushatat e fundit që bëja para se të zgjidhesha për president flisja për mbështetjen e të rinjve e frymëzimin për të jetuare punuar këtu. pensionistët më thoshin flet vetëm për të rinjtë e jo për ne. u thosha kur flas për ta flas për tërë Shqipërinë. Nëse nuk mbajmë të rinjtë këtu është problem për të gjithë se nuk ka kush aguan as pensionet tuaja. Shqetësimet e mia dolën të vërteta.

Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Dramë e madhe familjare shoqërore e kombëtare. Programi që kemi paraqitur sot është i realizueshëm. Nuk kemi premtuar të bëjmë mrekulli si në Danimarkë e Gjermani, por më të mirën siç kanë bërë fqinjët tanë. Jemi të qartë e të bindur në programin tonë. Sot i themi shqiptarëve, na jepni fuqi t’ju japim llogari. Fuqia juaj është referendumi”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts