Sunday, February 5, 2023
HomePolitikëVendimi për targat, Albin Kurti: Zbatimi garanton sundimin e ligjit, paqe e...

Vendimi për targat, Albin Kurti: Zbatimi garanton sundimin e ligjit, paqe e siguri

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reagoi sot rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se qendrimi i qeverisë ka dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e që ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ai shtoi se ky vendim garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër.

“Qeveria jonë miratoi zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Twitter.

 

 

Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se si qeveri kanë treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe përkushtimin e kontributit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts