Friday, March 29, 2024
HomePolitikëRama: Nuk mund të hidhet përtokë se disa individë dyshohen se kanë...

Rama: Nuk mund të hidhet përtokë se disa individë dyshohen se kanë bërë korrupsion

-

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “nuk mund të hidhet përtokë një punë kolosale e bërë për të pastruar Shqipërinë, sepse në bërjen e kësaj pune, disa individë dyshohen se kanë bërë korrupsion”.

“Korrupsioni, korrupsioni. Patjetër që korrupsioni është problem, po është një gjë e paimagjinueshme se çfarë prodhon gjithë kjo propagandë skandaloze, ndërkohë që gjërat janë të ndara. Nëse do të ishte e thjeshtë do e kishin bërë të tjerët, nuk e ka bërë askush, është proces, ka ulje ngritjet e veta, ka gropat e veta, ka rrëzimet e veta, të gjitha bashkë, por nuk mundesh dot të hedhësh përtokë një punë kolosale të bërë për të pastruar Shqipërinë, për të pastruar Tiranën, Elbasanin e Fierin, kolosale. Pse në bërjen e kësaj pune, disa individë dyshohen se kanë bërë korrupsion”, tha ai në një takim me operatorët turistikë në Peshkopi.

Rama tha se kush ka bërë korrupsion në bërjen e një pune duhet të marrë atë që meriton.
“Po si mundet kjo të kthehet e gjitha në një baltovinë nga të katërta anët dhe kjo është një histori e 5-6 viteve përpara, ndërkohë që sot është një qeveri krejt tjetër, e re e kësaj kohe”, tha ai.

Ndërkohë Rama tha se mijëra e mijëra familje mbahen nga puna në investime publike.

 

 

“Edhe kur ne axhustuam çmimet për kompani që bëjnë punë publike na thoshin që po ua u jepni oligarkëve, cilëve oligarkë? Por të mos ua jepnim, do të ndalonin punët publike se këta thonë, “ndaloni punët publike ju, pse bëni punë publike, pse bëni investime, jepini lekët njerëzve se po vuajnë”. Po patjetër por këto punë publike kush i bën? Kinezët apo australianët? Këto punë publike i bëjnë shqiptarët. Sa mijëra e mijëra familje janë që mbahen nga puna në investime publike, sa janë? Se ishim qëparë me kryetarin e bashkisë te ai projekti, kryevepër ai projekti i veshjes me kapotë, me atë shtresën mbrojtëse të eficences së energjisë të gjithë një lagjeje atje. Ishin punëtorët nëpër skela, kur ndalon punët publike domethënë zbriti ata punëtorët, çoji në shtëpi, lëri pa bukë”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts