Monday, April 28, 2025
HomePolitikëMediu takime në Kongresin e CSU në Gjermani: Procesi i Berlinit, projekti...

Mediu takime në Kongresin e CSU në Gjermani: Procesi i Berlinit, projekti më i rëndësishëm

-

 

Një delegacion i Partisë Republikane i kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu ishin të ftuar Në Augsburg të Gjermanisë ku zhvillua Kongresi CSU(Unioni Kristian-Social)

Kongresi u hap nga kryetari Partise CSU  si dhe Kryeministër i Bavarisë Dr.Markus Shojder,  i cili në të njëjtën linjë me  liderin e CDU Fredrich Mertz deklaruan mbështetjen për Ukrainën, frenimin e Kinës, rol thelbësor të Gjermanisë në mbrojtje dhe siguri, shkëputjen e varësisë emergjitike nga Rusia.

Gjatë kongresit z Mediu bisedoj me kryetarin e Partive Popullore Europiane Manfred Weber me të cilin diskutuan për nevojën e angazhimit të PPE për riorganizimin e opozitës së djathtë me një identitet të qartë politik por dhe një mardhënie që garnton mbështetjen e shqiptarëve dhe partneritetin me BE, NATO.

Partitë Popullore janë mbështetësit kryesir të antarësimit të Shqipërisë në BE.

Në takimin me Christian Kattner Sekretari i Përgjithshëm i IDIU(Inzernacionales Demokratike) anëzare e së cilës është dhe PRSH, diskutuam për nevojën se përpara takimit të IDU në Washington të kemi një diskutim me përfaqësues të opozitës anëtarë të IDU për arritjen e një marëveshje dhe përballjen e përbashkët në zgjedhjet lokale.

Gjatë Kongresit z Mediu mori pjesë në takime të organizuara  diskutimet me drejtues të CSU, të cilët shpjeguan qëndrimet e Gjermanisë për zhvillimet gjeopolitike, sigurinë, energjinë, konfliktin në Ukrainë dhe nevojën për një rol domethënës të Gjermanisë  në Europë dhe skenën globale.

z. Florian Hann nënkryetar i CSU si dhe zëdhënlsi për clshtjet e sigurisë, i cili e njef mirë situatën në Shqipëri dhe është mbështetës i antarësimit të Ballkanit në BE.

I theksoj rëndësinë e bashkëpunimit të Gjermanisë me rajonin ballkanik,  duke konsideruar rrezik real influencën e Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Po në të njëjtin qëndrim z.Thomas ErndI MP nën/kryetar i politikës së jashtëme në Bundenstag vlerësoj rëndësinë e Procesit të Berlinit. Ai vuri theksin së cdo bashkëpunim rajonal në Ballkan, duhet ptjetër të ndërtojë mekanizmat për të ndaluar ndërhyrjen dhe influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, përndryshe ato vinë ndesh BE dhe NATOs

Ai theksoj se Procesi i Berlinit është projekti rajonal më i rëndësishëm, i cili i shërben të ardhmes Europiane të Ballkanit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts