Shëndeti i trurit tonë është jetik për gjithçka që bëjmë në jetë, nga produktiviteti dhe mendimet tona, te memoria dhe aftësitë tona të koordinimit.
Stili ynë i jetesës luan një rol të madh në funksionimin e trurit tonë dhe ka disa zakone të përditshme që shumë prej nesh kanë që mund të çojnë në një ndikim negativ në trurin tonë.
Keni rënë ‘viktimë’ e ndonjë prej zakoneve të mëposhtme? Është koha për të bërë disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës, për të mbrojtur trurin tuaj dhe për ta ndihmuar atë të lulëzojë.
Të ndenjurit shumë ulur
“Kjo çon në qarkullim të dobët dhe oksigjenim të dobët, çrregullim të hormoneve dhe neurotransmetuesve, plakje më të shpejtë dhe predispozicion ndaj demencës”, thotë Hana Burianová, Profesore e Neuroshkencës.
Shumë pak gjumë
Nëse jeni duke bërë gjumë të parregullt dhe të pamjaftueshëm, Hana shpjegon se kjo do të ketë një ndikim negativ në nerva, plus do të përkeqësojë përqendrimin dhe kujtesën.
Stresi kronik
Kjo çon në disrregullim të hormoneve dhe neurotransmetuesve, plakje më të shpejtë dhe rënie të funksioneve neurokognitive.
Dietë e varfër
Ushqimi që hani ka një ndikim në shëndetin e trurit tuaj.
Një dietë e dobët çon në inflamacion të zorrëve, gjë që ndikon negativisht në tru, pasi ato janë të lidhura drejtpërdrejt, dhe kjo çon në inflamacion nervor.
Mungesa e shoqërimit
Njerëzit e vetmuar kanë një shans dy herë më të lartë për demencë për shkak të inercisë dhe mungesës së komunikimit me njerëzit.