Mbrëmjen sotme po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë së Lirisë, e cila u zgjodh ditën e djeshme.
Kryetari i PL Ilir Meta, u shpreh se PL do jetë parti e guximit qytetar.
“Ju falenderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. PL do jetë parti e guximit qytetar, pranë tyre dhe bashkë me ta në atë objektiv madhor që Shqipëria tu përkasë të rinjve, të ndahemi me dramën e shpopullimit.
Të rinjtë e fëmijët tanë të fillojnë të besojnë e të punojnë për Shqipërinë e tyre”, tha Meta.