Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëSiguria kibernetike/ Krerët e policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim në...

Siguria kibernetike/ Krerët e policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim në Tiranë…

-

 

Gjatë ditës së sotme u zhvillua takimi strategjik i krerëve të policive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë dhe Italisë, përfituese nga projekti IPA 2019.

Në këtë forum ndërkombëtar diskutimi dhe ndërveprimi, me një nivel të lartë ekspertize, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues të lartë të Policisë shqiptare dhe asaj italiane, përfaqësues të policive të vendeve të rajonit, ekspertë të mbrojtjes e të menaxhimit të të dhënave dhe të sigurisë kibernetike.

Në qendër të diskutimit ishin rëndësia primare që ka aktualisht, ngritja dhe forcimi maksimal i sigurisë kibernetike dhe përdorimi efikas i përvojës dhe i mësimeve, të nxjerra nga rastet e mëparshme kur agjenci të ndryshme publike, ranë pre e sulmeve kibernetike. Të pranishmit u dakordësuan rreth rëndësisë thelbësore që kanë bashkëpunimi ndërshtetëror, trajnimet e vazhdueshme, koherente dhe maksimizimi i teknologjisë, në luftën e përbashkët kundër krimeve kibernetike.

Gjatë këtij takimi, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, njëkohësisht Drejtor Qendror i Policisë Kriminale të Italisë, Prefekti Vittorio Rizzi theksoi se vlera e shtuar e këtij projekti është shkëmbimi i përvojave, në çaste të tilla, shumë të rëndësishme për sigurinë e shteteve tona, kur përjetimi dhe përballimi i sfidave të tilla të ashpra, si sulmet kibernetike, kanë qenë tërësisht të përbashkëta.

 

 

“Ky projekt përbën gjithashtu, një nxitje për reflektim të thellë institucional, për rreziqet që na kanosen në të ardhmen dhe potencialet e kapacitetet tona, të bashkuara, për t’i luftuar dhe për t’i mposhtur ato”, tha ai.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, në punimet e këtij forumi të projektit IPA 2019, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku theksoi rëndësinë strategjike të takimit, pasi veprimtaritë e institucioneve që ne përfaqësojmë zhvillohen në kohën e dixhitalizimit dhe për rrjedhojë edhe nën kërcënimin e fenomeneve të ndryshme kriminale kibernetike, të cilat kanë tashmë përmasa të mirëfillta globale dhe na vënë përballë sfidave të reja.

“Policia e Shtetit po bashkëpunon si në nivel teknik ashtu dhe në atë hetimor, me institucione dhe agjenci të zbatimit të ligjit, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Europol-in dhe Interpol-in. Gjithashtu, po bashkëpunojmë me shoqëritë e shërbimit të internetit, kompanitë ndërkombëtare që administrojnë rrjetet sociale dhe me Microsoft-in.
Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në të gjitha aspektet e sigurisë së mburojës kibernetike kombëtare, me qëllim garantimin e sigurisë, si dhe mbështetja e njëri-tjetrit në çdo sfidë me të cilën përballemi, për të arritur një zgjidhje të shpejtë, janë thelbësore dhe të domosdoshme. Çdo ditë e vetme e mungesës së këtij bashkëpunimi mund të jetë jashtëzakonisht e kushtueshme, për sa i përket mbrojtjes së sigurisë aktuale, por dhe të asaj në të ardhmen, në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me protokollet e sigurisë, si dhe funksionale në vazhdimësi”, deklaroi Rrumbullaku.

Sipas tij, mburoja kibernetike shtetërore nuk është një objektiv i cili mund të përmbushet vetëm. Krimet e kësaj natyre nuk kanë nacionalitet, por janë të kudondodhura, të menjëhershme dhe gjithnjë e më shumë agresive e më të përparuara, andaj është përgjegjësia jonë e përbashkët që të marrim mësime nga ngjarjet e mëparshme, të jemi vigjilentë e të përgatitur që identiteti, prona dhe puna, të cilat ua kemi besuar tashmë platformave online, të jenë të pacenuara dhe të mbrojtura.

Në vijim të takimit të pranishmit u shprehën se është domosdoshmëri përqendrimi dhe shumëfishimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe logjistike, në drejtim të luftës ndaj krimeve kibernetike. Hapësirat virtuale janë “territore” të përbashkëta, ku vigjilenca, forca parandaluese dhe ajo ndëshkuese mund të bëhen pengesë e depërtimit të fenomeneve kriminale kibernetike, vetëm nëse janë të bashkërenduara dhe të menjëhershme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts