Tuesday, March 18, 2025
HomePolitikëMeta: Të rinjtë nuk do largohen me gomone kur të largohet banda...

Meta: Të rinjtë nuk do largohen me gomone kur të largohet banda e Ramës

-

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference të zhvilluar ditën e sotme me gazetarë ka folur për krizën energjetike në vend teksa ka deklaruar se vendosja e fashës 800kWh për konsumin mujor të familjeve dhe biznesit të vogël është një kërcënim absurd.

Po ashtu Meta foli edhe për largimin e njerëzve nga vendi, ndërsa tha se të rinjtë nuk do largohen më nga Shqipëria vetëm kur të largohet mazhoranca, të cilën e etiketoi si “banda e Ramës”.

“Kërcënimi për vendosjen e fashës energjike është një përpjekje populiste për të justifikuar pagimin e energjisë nga qytetarët sipërmarrës që ai kërkon tu vendosë taksën e jashtëzakonshme që  janë përballur me shumë problematika dhe i kanë kursyer qindra milionë shtetit. Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit dhe sipërmarrjes së lirë kemi njëkohësisht dhe goditje ndaj lirisë së medias sidomos kur nxjerrin skandalet e qeverisë. Qytetarët dhe bizneset që ndihen të rrezikuara dhe kërcënuara nga ky sulm arbitrar dhe jo politikë shantazhuese e kësaj bande në pushtet duhet të reagojnë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit e në vazhdimësi pasi ka vetëm një rrugë që të rinjtë të mos largohen me gomone nga vendi dhe është largimi i bandës së Edi Ramës”, u shpreh Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts