Friday, April 26, 2024
HomePolitikë“Kryeministër i papërgjegjshëm”, Meta ngre shqetësimin për largimin e të rinjve dhe...

“Kryeministër i papërgjegjshëm”, Meta ngre shqetësimin për largimin e të rinjve dhe paketën fiskale

-

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ngriti disa shqetësime për situatën dhe krizën në të cilën ndodhet vendi.

Ndër të tjera Meta u ndal në emigrimin e të rinjve jashtë vendit, si dhe tek paketa fiskale që parashikohet për vitin e ardhëm, ku kërkohet mes të tjerash 10-fishim i gjobave për bizneset që kapen për herë të dytë pa faturë tatimore, si dhe rritjen e akcizës për birrën.

Meta tha se rritja e akcizës jo vetëm që godet biznesin vendas, por çon në mbylljen e mijërave vendeve të punës.

“Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën, për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe këtyre të rinjve, të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze, ato britanike, në mënyrë që t’i trajtojnë me sa më kujdes dhe dinjitet qytetarët tanë, për më tepër që ndodhen edhe shumë minorenë, dhe çdo provokim që qeveria jonë u bën këtyre autoriteteve nuk e ndihmon pozitën e qytetarëve.

 

 

Këtu në vend ky kryeministër i papërgjegjshëm vijon të godasë investitorët vendas. Është skandaloze që paketa fiskale për vitin e ardhshëm të shohësh masa si 10 fishimi i gjobave, tërësisht antikushtetuese, po kështu në këto kushte papunësie dhe krize, heqja e akcizës së diferencuar për birrën, kundërvënie ndaj direktivës së BE, jo vetëm që godet prodhimin vendas, por rrezikon mbylljen e mijëra vendeve të punës”, u shpreh Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts