Friday, April 26, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj vizitë dyditore në Kukës, takim me përfaqësues të autoriteteve lokale

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Kukës, takim me përfaqësues të autoriteteve lokale

-

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë më 8 dhe 9 nëntor një vizitë pune në qarkun e Kukësit, ku do të takohet me përfaqësues të autoriteteve lokale, komunitetit dhe biznesit në qytetin e Kukësit, në Has si dhe Bajram Curri.

Gjatë ditës së martë, Kreu i Shtetit do të mirëpritet nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici si dhe prefekti i Qarkut Kukës, Ali Hallaci.

Presidenti Begaj do të zhvillojë një vizitë te Kulla e Qëndresës, simbol i solidaritetit dhe mikpritjes për qindra mijëra shqiptarë të Kosovës që u larguan nga toka e tyre gjatë luftës së vitit 1999.

Ai do të zhvillojë një vizitë edhe në RTV Kukësi.

 

 

Më tej gjatë pasdites, Kreu i Shtetit do të takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Hasit, Liman Morina.

Gjatë datës 9 nëntor Presidenti Begaj do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi si dhe do të vizitojë gjimnazin, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj. Presidenti do të takohet edhe me përfaqësues të biznesit në Kukës dhe Tropojë, si dhe do të vizitojë luginën e Valbonës, një nga perlat e natyrës shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë shqiptarë dhe të huaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts