Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëMeta: Sfida e të rinjve sot, e rëndësishme sa ajo e bashkëmoshatarëve...

Meta: Sfida e të rinjve sot, e rëndësishme sa ajo e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë!

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim në Facebook, shprehet se sfida e të rinjve sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë.

Statusi:

Rënia e Murit të Berlinit 33 vjet më parë, një ditë e jashtëzakonshme gëzimi për popullin gjerman, por njëkohësisht një ditë shprese për popujt e Europës Lindore që prisnin me padurim shkëputjen nga regjimet e kalbura komuniste.

Rënia e Murit të Berlinit, moment i jashtëzakonshëm që inspiroi rininë shqiptare në vitet ’90.

 

 

Sfida e të rinjve shqiptarë sot është po aq e rëndësishme sa sfida e bashkëmoshatarëve të tyre 33 vjet më parë.

Shkallmimi i mureve të korrupsionit, varfërisë, arrogancës, propagandës dhe mungesës së shpresës, mision historik për rininë shqiptare për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe të ardhmes që qytetarët meritojnë.

Kur erërat e ndryshimit fryjnë, asgjë nuk është e pamundur!

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts