Thursday, December 5, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj vizitë në Tropojë: Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet kudo

Presidenti Begaj vizitë në Tropojë: Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet kudo

-

 

“Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet kudo që ata janë edhe në zonat më të largëta. Askush nuk duhet të ndihet i harruar apo i lënë mënjanë nga institucionet shtetërore, Pushteti vendor duhet gjithashtu të bëjë ç’mos për t’i ardhur në ndihmë çdo individi, familjeje apo biznesve që përballen me vështirësitë ekonomike”.

Ky ishte mesazhi i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Tropojë, ku zhvilloi takime me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komunitetit.

Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, Presidenti Begaj diskutoi lidhur me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet komuniteti si dhe bashkia.

“Garantimi i të drejtës së pronës si dhe përditësimi i hartës së pronësisë është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit si dhe nxitjen e sipërmarrjeve në këtë zonë. Duhet të krijojmë mundësitë për të mbështetur të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre këtu”, u shpreh Presidenti Begaj.

“Sfidat mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional. Është e rëndësishme të sigurohet infrastruktura shkollore, të sigurohet shërbimi shëndetësor edhe në zona të largëta, të vazhdohet të investohet në turizëm, duhet patur gjithnjë kujdes që identiteti i zonës të mos humbasë”, nënvizoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj vizitoi edhe gjimnazin “Asim Vokshi”. “Takimi me të rinjtë, sidomos në kushtet e shkollës, kur i sheh plot dëshirë për dije e për të krijuar një të ardhme dinjitoze, të jep pafund energji dhe të mbush me shpresë për Shqipërinë e së nesërmes”, theksoi Presidenti Begaj.

Në përfundim të vizitës së tij në Tropojë, Presidenti Begaj vizitoi parkun Kombëtar të Valbonës dhe u takua me përfaqësuesit e biznesit.

“Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një perlë natyrore që pak nga pak po zbulohet me madhështinë e saj për të apasionuarit e natyrës kudo në botë. Bujtinat mikpritëse që më është dhënë rasti të vizitoj nga afër, janë shembulli më i mirë se përse Tropoja duhet të vazhdojë të fokusohet tek turizmi, veçanërisht në modele të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit,” deklaroi Presidenti.

Sigurimi i energjisë, legalizimi i pronës si dhe infrastruktura ishin ndër sfidat që të pranishmit në takim evidentuan si më parësoret e që duhet të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë. Në këtë drejtim, Presidenti Begaj i garantoi përfaqësuesit e biznesit se do të përcjellë shqetësimet e tyre aty ku është e nevojshme për të marrë një zgjidhje. Në fund të takimit, Presidenti i falenderoi përfaqësuesit e bizneseve për sakrificat dhe kontributin e tyre në ruajtjen dhe përcimin e vlerave unike të zonës, që po e kthejnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve në Tropojë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts