Delegacioni i ekspertëve të ODIHR, pas takimeve në selinë e PD-së, ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë së Lirisë dhe të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.
Burime kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi është ‘diskutuar për problematikat e pritshme të zgjedhjeve lokale të 14 Majit’.
Gjatë mesditës delegacioni i ODIHR, zhvilloi dhe një takim në selinë e PD-së me nënkryetarin e partisë, Oerd Bylykbashi dhe sekretarin zgjedhor, Ivi Kaso.