Monday, February 6, 2023
HomePolitikëMeta: Rama zgjodhi kompani guaskë me pronarë të fshehur

Meta: Rama zgjodhi kompani guaskë me pronarë të fshehur

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat foli mbi aferën e portit të Durrësit.

Ai tha se kryeministri Edi Rama zgjodhi kompani me pronarë të fshehur në vend të kompanive europiane që do të sillnin edhe më tej investitorë.

“Porti i Durrësit e provuar me dokumentat zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. I është dhënë kompanive offshore të rregjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre.

Edi Rama në vend të kompanive prestigjoze europiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore. Ardhja e kompanive europiane prestigjoze do të kishte qenë jo vetëm një mundësi realizimi të projektit me një transparencë dhe standarde europiano por do të ishte edhe një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze. Edi Rama gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguaj asgjë për Portin e Durrësit.

E vërteta është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera.

Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion fond për shpronësim, pra që do të thotë pra miliona euro të tjera dhe sipërfaqe të tjera toke shtesë të këtij projekti.

Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve”, tha Meta.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts