Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëBraimllari thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Bashkë për t’i thënë ndal...

Braimllari thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Bashkë për t’i thënë ndal arrogancës së pushtetit

-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit. Në një reagim në Facebook, ai ka renditur disa nga arsyet që qytetarët duhet t’i bëjnë të ndihen dhe të protestojnë.

“Drama e shpopullimit vazhdon, 53% e punonjësve kerkojnë të largohen jashtë vendit. Jo vetëm të papunët, por edhe ata që kanë një punë, kërkojnë të largohen nga vendi. Pagat e ulëta, çmimet e larta, padrejtësitë, korrupsioni, mungesa e shërbimeve, janë disa nga faktorët që detyrojnë edhe të punësuarit që të mendojnë largimin nga vendi një ditë e më parë.

Sipas një sondazhi të bërë nga kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një punë të re, në një shtet tjetër. Madje rezultatet e anketës treguan se 25% e punonjësve, pra 2,5 në 10 të punësuar, ka shumë mundësi që të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Motivacionet që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në vit, por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në këtë vendim. Por ndërsa çdo tregues vërteton se jetesa në Shqipëri, për të gjithë faktorët e renditur më lartë, është bërë e vështirë, qeveria vijon ta kërkojë fajin gjetkë, duke akuzuar edhe shtetet mike si Anglia dhe Franca se nuk arrijnë të menaxhojnë si duhet emigracionin.

 

 

Ne duhet të dalim të gjithë nesër në shesh për të protestuar edhe ndaj mungesës së perspektivës dhe korrupsionit që ka vrarë shpresën në vend. Të gjithë bashkë për ti thënë ndalë arrogancës së pushtetit të Edi Ramës dhe për ti dhënë një shans gjithë të rinjve që të ardhmen e tyre ta krijojnë në vendin e tyre. Të bëhemi të gjithë bashkë në protestën e ditês së shtunë në orën 16 përpara kryeministrisë”, shkruan ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts