Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëRama për median ndërkombëtare: Po pres që qeveria britanike të kërkojë falje...

Rama për median ndërkombëtare: Po pres që qeveria britanike të kërkojë falje për deklaratat e ministres së Brendshme

-

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median britanike, Sky NeWs.

Sigurisht tema e diskutimit është debati i fundit mes Shqipërisë dhe Anglisë për fenomenin e emigrantëve shqiptarë që po shkojnë masivisht me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama tha se është ende në pritje të faljes nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për komentet e ministres së Brendshme për shqiptarët. Ajo i cilësoi emigrantët shqiptarë “kriminelë që po pushtojnë Anglinë”.

“Në politikat e ditëve të sotme nganjëherë këto gjëra mund të ndodhin, por ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kërkohet falje. Është një mënyrë e ekzagjeruar e të shprehurit. Kjo është ajo që më shqetëson. Kjo do të thotë se ka një përllogaritje, ku ti vërtetë po flet për disa votues, që të dëgjojnë atë, pasi ti do votën e tyre”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts