Friday, April 19, 2024
HomePolitikëProtesta, Sali Berisha: Ky është cunam i lirisë, Ramën do ta fusim...

Protesta, Sali Berisha: Ky është cunam i lirisë, Ramën do ta fusim në burg

-

 

Fjalën përmbyllëse të protestës e mban kreu i PD-së, Sali Berisha. Që në nisje të fjalës, Berisha tha se përballë ka një cunam të lirisë. Po ashtu tha se bota e sheh Shqipërinë, si njerëzit e gomoneve.

lg.php.gif

“Ky është cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga qindra mijëra djem dhe vajza. Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë të PL-së dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, mirënjohje për praninë tuaj në këtë tubim.

Njëlloj si 32 vite më parë, le të ndalemi një moment dhe të shohim pse u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Shqiptarët sot janë popull i gomoneve.

Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë është i pashpresë”.

Ndërsa me pas Berisha theksoi se “Ky armik i lirisë, i votës suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, asgjë. Është vërsulur me makinerinë e narkoshtetit që të rrëmbeje shqiptarëve votën, dinjitetin. Rama është armiku më i egerr i lirive tona. Ai që të merr shpresën, të ka marrë dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin, forcën e pashtreshtershme. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë, është i pashpresë, që humb besimin, që vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e tij, e të parëve, e prindërve të tij, s’do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do të lulëzojnë ëndrrat e fëmijëve të tij. Kjo është Shqipëria sot, gjendja e saj. Ky është njëri aspekt. Edi Rama me votën, me rrëmbimin e saj ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plot. Ndaj ju ftoj nga ky shesh, që të brohorasim; vdekje, vdekje monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shtet, e ke vendin në burg dhe në regjim special. Atje do të çojmë!”,. tha Berisha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts